Debatet për të ardhmen e BE-së

20/10/2014 00:00

`Downing Street` i hodhi poshtë kritikat e presidentit në largim të
Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso bashkë me paralajmërimet e tij
se Londra “rrezikon te beje nje gabim historik”, nese largohet nga
Bashkimi Europian.

Te dielen, Barroso e perseriti mesazhin ne nje fjalim te mbajtur ne kryeqytetin britanik, ku e beri te qarte se pas nje hapi te tille influenca e mbreterise se bashkuar ne BE do te ishte praktikisht “zero”.

Por burime prane ekzekutivit britanik e cilesojne ‘status quo-ne’ te papranueshme dhe i meshojne nevojes per ndryshim. Keto ditet e fundit ka pasur raporte se Londra mund te kerkoje nje “nderhyrje urgjente”, per ndalimin e emigranteve nga vendet e BE-se pas mberritjes se nje niveli te caktuar pranimesh, ose mund te pretendoje kufizimin e numrave te sigurimeve kombetare per te porsamberritur nga blloku.

Ne kendveshtrimin e kreut te Komisionit Europian, shpresat e David Cameroni-t se do te arrije ta frenoje emigracionin ne bllokun europian, mund te jene te paligjshme.

“Të gjithe anetaret e bllokut kane nevoje nga miqte e tyre per te kapercyer veshtiresite. komisioni europian ka qene gjithmone ue gatshem te angazhohet ne kete diskutim ne menyre konstruktive. Por ndryshimi i rregullave aktuale mund te behet vetem me pelqimin e te gjithe vendeve anetare. eshte iluzion te besosh se hapesira per dialog mund te krijohet kur toni dhe substanca e argumteve te prezantuara vene ne pikepyetje vete parimin themelor te bllokut e ofendojne shtetet e tjera”, tha Barroso.

Planet e tij per kufizimin e emigracionit, Cameron ka ndermend t`i beje publike perpara Krishtlindjeve. Por shefit te ekzekutivit britanik do t`i duhet te gjeje nje zgjidhje pa qene nevoja e rishkrimit te traktatit themeltar te bllokut, i cili zgjeron parimin e levizjes se lire. Sa per largimin e Britanise nga Bashkimi Europian, Barroso argumentoi se eshte ne interesin ekonomik, politik e ate te sigurise se vendit qe te mos dale nga blloku ndersa politikaneve pro-unionit i beri thirrje te tregohen me aktive e ta bejne zerin e tyre te degjohet me shume kur vjen fjala tek perfitimet qe sjell qendrimi ne BE .  

Top Channel