Turqia do të hapë kufirin për kurdët

20/10/2014 00:00

Më në fund nga Turqia vjen një dritë jeshile për mbrojtësit e Kobanës.

Ankaraja, siç pohoi vete shefi i diplomacise turke Mevlut Cavusoglu, do t`i lejoje luftetaret irakiano-kurde te kalojne kufirin e saj per te hyre ne Siri ku te perballen me militantet e ISIS-it ne qytetin e rrethuar prej nje muaji.
 
“Persa i takon Kobanës, bashkepunimi yne me koalicionin nderkombetar eshte i plote. Ajo qe duam eshte eliminimi i çdo kercenimi ne rajon, dhe ne kete perspektive e shohim hedhjen e ndihmave ushtarake dhe mjekesore nga ajri prej shteteve te bashkuara dhe kalimin e vellezerve tane irakiano-kurde”, tha Cavysoglu.

Kryediplomati turk shtoi se bisedimet mbi kete çeshtje vazhdojne, por nuk dha sqarime te tjera. Deklarata e tij, e cila perben nje kthese te befte te qendrimit deri me tani te ashper te Ankarase, erdhi pas raporteve se Shtetet e Bashkuara kane hedhur nga ajri armatime, municione e furnizime me ilaçe per mbrojtesit e e Kobanës. Vetem nje dite perpara kesaj levizjeje te Washingtonit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan kishte deklaruar se nuk do ta lejonte kalimin e armeve amerikane te destinuara per luftetaret kurde.

Ankaraja i ka rezistuar per nje kohe te gjate thirrjeve per te ndihmuar kurdet e perballur me militantet e ISIS-it ne betejen njemujore per kontrollin e qytetit strategjik. Njerezit qe po rrezikojne jetet per te mbrojtur Kobanen, autoritetet turke i pershkruajne si terroriste, duke vene shenjen e barazimit mes tyre dhe grupit militant kurd te PKK-se, udheheqesi i nje rebelimi dhjetera vjecar kunder Turqise.

Turqia shkoi deri aty sa te ndalonte nje grup aktivistesh të të drejtave sociale nga Franca, Gjermania dhe vende të tjera të BE-së për të çuar ilaçe dhe furnizime ushqimore në Kobanen e rrethuar prej javesh. Një pjesetar i ketij grupi, Ari Harki, i tha shërbimit kurd të Zërit të Amerikës nga kufiri pranë Kobanës se autoritetet turke po ndalonin ndihmat mjekesore e ushqimet e nuk i lejonin as luftetareve kurde te rihyjne ne Siri për të luftuar xhihadistet. Luftimet ne Kobane vazhduan pergjate gjithe dites se diel, kur sulme me mortaja goditën qytetin duke ngritur shtëllunga tymi ndersa disa predha rane edhe në anën turke të kufirit, por pa shkaktuar deme.

Top Channel