Shqipëria do të ketë strukturën antiterror, ndër më të mëdhatë në rajon,
duke i dhënë një vëmendje te madhe luftës kundër terrorizmit në
përgjithësi dhe parandalimit të rekrutimeve nga Shqipëria të luftëtarëve
të ushtrisë së xhihadistëve të shtetit Islamik ISIS.

Nje rikompozim i Drejtorise se Antiterrorit e ka çuar ne 104 efektive nga 15 te tille qe kane qene pjese e kesaj strukture ne 20 vitet e kaluara. Nje urdher i dale nga ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka ngritur nje strukture antiterror, e cila i pershtatet te gjitha vendeve euroatlantike. Parimi i pergjithshem edhe i shteteve te medha europiane, gjej, fikso, godit, do te jete parimi edhe i policise shqiptare.

Top Channel ka siguruar nje kopje te ketij urdheri i dale para pak ditesh. Ne relacionin e tij thuhet se, Drejtoria Antiterror u ngrit pas vleresimit te situates ne vend, rajon e me tej, si dhe faktin qe Shqiperia eshte nje pjesemarrese ne koalicionin nderkombetar antiterror.

Ne perpunimet e fundit te informacioneve qe jane bere nga ekspertet e Policise Shqiptare ne terren konstatohet sipas tyre një tendence gjithmone e ne rritje te radikalizmit me theks fetar, nacional, etnik e politik.

Nje nga detyrat imediate qe i del perpara kesaj strukture mbetet fakti per frenimin e te rinjve shqiptare per t`u bashkangjitur forcave te ISIS. Ndalimi i rekrutimeve si edhe arrestimi i qe pergatisin luftetare per ISIS mbetet detyre prioritare e kesaj strukture se ciles i eshte 8-fishuar numri.

Por edhe shperthimet me eksploziv, te klasifikuara si akte terroriste do te jene gjithashtu objekt i punes se kesaj Drejtorie te re. Per te permiresuar cilesisht – thote relacioni – hetimin e akteve terroriste, u pa e udhes te rikompozohet krejt struktura ne Drejtori, duke  e rritur numrin e saj ne 104.

Bashkë me krijimin e Drejtorise Antiterror, do të ngrihet një sistem i sigurt transmetimi informacioni për hetimin e akteve terroriste. Gjithashtu do të ketë identifikim përmes metodave analitike të situatës së grupeve kriminale.

Drejtoria Antiterror do të ketë varësi direkte nga Drejtori i Policisë dhe për shkak të specifikës nuk do të ketë seli në godinën aktuale të Policisë. Drejtoria do të jetë e shtrirë në 12 qarqet e Policisë, ku përqëndrimi më i madh do të jetë në Tiranë.

Top Channel