Shtyhen hetimet për Ardian Fullanin

20/10/2014 00:00

Në një kohë që në Gjykatën e Tiranës, këtë të premte pritet të hidhet
shorti, i cili do të percaktojë trupën gjyqësore që do të gjykojë 15 të
pandehurit e dosjes së Bankes së Shqipërisë, Prokuroria pritet që të
shtyjë edhe për tre muaj të tjerë afatet hetimore për dy dosjet e tjera
tashmë të veçuara, njëra që ka në qender Ardian Fullanin dhe tjetra me
tre të dyshuar për vjedhjen e Bankes se Shqiperise.

Burime prane prokurorise thane se me daten 21 tetor perfundojne afatet hetimore  per ish-guvernatorin Ardian Fullani, i cili po hetohet i vetem, e po ashtu edhe per Ardian Bitrajn, Mimoza Bruzian dhe Klevis Bejtjajn. Eshte ky shkaku per te cilin te marten prokurorise i duhet te dale me nje vendim, qe me shume mundesi do te jete zgjatje e afatit hetimor deri me 21 janar.Por kjo sdo te thote qe veprimet hetimore do te zgjasin deri me kete date, duke qene se hetuesve u kane mbetur te finalizojne edhe disa procedura te tjera.

Veprimi me i rendesishem qe po kryejne prokuroret per momentin ka lidhje me zbardhjen e tabulateve telefonike, per te konstatuar se cilat kane qene komunikimet e Ardian Bitrajt kater muaj perpara se ai te arrestohej per super vjedhjen e 713 milione lekeve.
Prokuroret shpresojne te gjejne ne materialin e derguar nga kompanite telefonike numra kontakti te vlefshem per dosjen.

Nga ana tjeter prokuroret po kane sekuestruar nga sistemi TIMS edhe hyrje daljet e ish-guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani. Por per ish-kreun e Bankes se Shqiperise, nen arrest shtepiak, pritet te kete nje vendimmarrje te dyte, duke qene se prokuroret jane ne dileme per ta bashkuar kete çeshtje ndaj tij, ku ai dyshohet per shperdorim detyre me nje dosje tjeter qe ka lidhje me investime abuzuese nga Banka e Shqiperise. Ne pritje te çeshtjes Fullani eshte edhe Gjykata e Larte, e cila ende nuk ka hedhur shortin se kush do ta shqyrtoje rekursin e Prokurorise, e cila kembengul kthimin ne burg te ish- guvernatorit.

Top Channel