Kur u zgjodh emri i tij për të luajtur rolin e Batmanit në realizimin e ri të filmit, shumë fansa të sagës u zhgënjyen dhe në internet e media nisën të qarkullojnë kritikat për zgjedhjen e dobët të producentëve.

Ben Affleck u cilësua nga adhuruesit e filmit si aktor i papërshtatshëm të cilit i mungonte fiziku i duhur për rolin në fjalë.

Duke qenë një profesionist, Affleck sot ua ka mbyllur gojën të gjitha kritikave, të paktën sa i përket fizikut. Aktori është fotografuar i shndërruar krejtësisht me muskuj në një shëtitje me vajzën e tij.

Ndryshimi është radikal, ashtu sic është edhe roli i Batmanit për të dhe për të kuptuar akoma më mirë se në ç’shkallë ka ndryshuar Affleck mjafton deklarata e bashkëshortes së tij.

“Më duket sikur po tradhëtoj, sikur jam me një mashkull muskuloz”, do të deklaronte ajo për mediat rozë amerikane.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel