25 vjet, 900 mijë kilometra, e njëjta makinë

20/10/2014 00:00

Ishte 51 vjeç kur vendosi që pas 30 viteve punë si menaxher i tek kompania fluturimeve “Lufthansa” dhe pak para shembjes së Murit të Berlinit, të hiqte dorë nga gjithçka dhe të niste një udhëtim përreth botës me makinë dhe me bashkëshorten e tij të tretë.

Që prej asaj ditë Gunther Holtorf nuk është ndalur. Në 25 vjet viziton 177 vende të ndryshme të botës, përshkon mbi 900 mijë kilometra me të njëjtën makinë që nga fillimi e deri në fund, ndërkohë që bashkëudhëtaret e tij në këtë aventurë unike kanë ndryshuar.

Udhëtimin e nisi nga Afrika me bashkëshorten e tij të tretë Beate. Për 18 muaj me radhë shëtitën Kontinentin e Zi, morën pesë herë malarjen dhe martesa e tyre mori fund.

18 muaj udhëtim nuk ishin pak dhe Gunther përfundon në faqet e gazetës “Die Zeit”. Falë famës së marrë pas këtij shkrimi njihet me Christine, një nënë beqare 34 vjeç e cila do të bëhet shoqëruesja e tij në pjesën më të madhe të udhëtimeve. Objektivi i tyre ishte të udhëtonin për 2 vjet, por planet jo gjithmonë zbatohen dhe aventura do të zgjaste shumë më tepër.

Makina mbetet e njëjta; një Mercedes 300GD e vitit 1988 e përshtatur modestisht edhe për të gatuar e fjetur. Christine e pagëzoi me emrin “Otto”.

Në vitin 1993 në Afrikë Gunther arrin 100 mijë kilometra të përshkuara, ndërsa në 1998 në Amerikan e Jugut kjo shifër dyfishohet. 500 mijë kilometrat do të arrihen në Kazakistan.

Në vitin 2003 Christine diagnostikohet me tumor. Sëmundja e detyron të braktisë aventurën dhe në krah të Gunther vihet Martin, djali i Christine që sot është 27 vjeç.

Pas vdekjes së Christinë në 2010, Gunther adopton Martin si djalin e tij dhe së bashku udhëtojnë në Lindje; Sri Lanka, Kinë, Koreja e Veriut, Vietnami dhe Kamboxhia.

Pjesë e udhëtimit të tij ishte edhe një etapë në Hollywood.

Për t’u siguruar që “Otto” të mos e braktiste në mes të rrugës, Gunther mbante gjithmonë me vete 400 pjesë këmbimi, por motori asnjëherë nuk është prekur, është ai origjinali i fabrikës. Tani që udhëtimi ka përfunduar “Otto” u rikthye në shtëpi si pjesë e muzeut të Mercedes në Shtutgart.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel