Idro Seferi, në emision satirik në televizionin serb “B92”

20/10/2014 00:00

Reagimi i gazetarit të Top Channel, Idro Seferi, në emisionin ’24
minuta’, të autorit Zoran Kesiç, në televizionin B92, është shpërndarë
menjëherë nëpër rrjetet sociale.

I ftuar në emisionin më të famshëm të satirës dhe të mediave në Serbi, siç vlerëson portali Presheva.com, Idro Seferi, i ka dhuruar prezantuesit të emisionit një bukë, në shenje solidarizimi me bukëpjekësit shqiptar që u sulmuan në Vojvodinë. Në këtë emision për ironizim flitet edhe shqip.
 
“Kam një dhuratë për ty. Në shenjë solidariteti me kolegët e mi bukëpjekës, të dhuroj një bukë, duke e ditur që dhe ti gjithmonë ke uri. Më vjen keq që buka është shumë e pjekur, por këto janë rrethanat e veçanta”, tha gazetari Seferi.
 
Nëpërmjet humorit gazetari shqiptar dhe kolegu i tij serb kane komentuar me humor dhe satire ngjarjet në ndeshje dhe tensionet e krijuara pas ndeshjes Shqipëri-Serbi. Idro ka çuar mesazhe paqeje, edhe pse sipas tij, është vënë në pikëpyetje vizita e Kryeministrit Rama dhe takimi i tij me homologun Vuçiç, duke e krahasuar ate me nje ndeshje qe sipas tij nese do të arbitrohej nga Catherine Ashton, do të ishte e mundur për shkak të të mirës së përgjithshme. Menjëherë në shumë media eshte folur për këtë.

Ndërsa në Beograd, një e përditshme me titullin “Takojeni shqiptarin që është i ftuar në ’24 minuta'”, flet për gazetarin e Top Channel duke treguar punën dhe biografinë e tij, por edhe gjërat e hidhura në Kosovë gjatë viteve 90.

Ndër të tjera, gazeta kujton një shkrim të kushtuar në tërësi për Seferin tek gazeta ‘Blic’. Gazeta ‘Blic’, ka vlerësuar se Top Channel nga Tirana, për të cilën punon gazetari Seferi, është një nga shtëpitë më të mëdha mediatike. Në emisionin kritik, Seferi në fund të emisionit  është shfaqur me një telekomandë duke pilotuar një dron, me flamurin e një emisioni tjetër të këtij televizioni.
 

Top Channel