Mbante ferexhe, s’lejohet në koncertin operistik

21/10/2014 00:00

Frika nga atentatet e mundshme të ISIS ka mbërthyer shumëkënd në vende të ndryshme të botës.

Sipas “Daily Mail” shpesh lindin edhe keqkuptime, si rasti i fundit i një vajze në Paris, e cila mbante veshur një ferexhe dhe nuk ishte lejuar të merrte pjesë në një koncert operistik të zhvilluar atje.

Për shkak të një rrezikshmërie të mundshme që fshihej në veshjen e saj, ajo nuk u lejua të merrte pjesë në koncert.

Një roje sigurie ka thënë se vajzës i ishte kërkuar që të zbulonte fytyrën ose të largohej nga salla.

Sipas një ligji, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2011 në Francë askush nuk mund të vesh në publik rroba që mbulojnë fytyrën. Kjo është kthyer në një çështje të diskutuar në këtë shtet dhe më gjerë.

Top Channel