Ukrainë, vrasje pa gjyq

21/10/2014 00:00

Në Ukrainën lindore, përgjegjëse për “incidente të izoluara” vrasjesh pa
gjyq në jane te dyja palet, si separatistet pro ruse ashtu edhe forcat e
Kievit.

Duke deshmuar edhe nje here paanesine e saj ne gjykimin e situatave, ‘Amnesty International’ nuk ben perjashtime sa i takon pergjegjesise per aktet e dhunes. Por ne raportin e fundit, Organizata per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut shton mediat dhe autoritetet ruse i kanë ekzagjeruar rastet qe kane per autor grupet ukrainase.

Incidentet e kesaj natyre jane te pakte, thote ‘Amnesty’, megjithate per disa prej trye ka shenja te qarta se të dyja palët kanë kryer vrasje pa gjyq. Në fund të shtatorit media ruse njoftoi zbulimin e varreve masive në zona që kishin qenë nën kontrollin e forcave qeveritare.

‘Amnesty’ dergoi ne terren nje ekip te sajin, i cili zbuloi tre varre me nëntë trupa. 5 prej viktimave ishin mbeshtetes te Moskes, te vrare sipas gjasave ne luftime. Per kater te tjeret, organizata ka prova te forta se jane ekzekutuar pa gjyq. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pat deklaruar se ne zonen e ndodhur prane nje fshati te Donjeckut ishin gjetur 400 trupa të varrosur.  

Raporti me titull “Përmbledhje e vrasjeve gjatë konfliktit në Lindje të Ukrainës” e ka te veshtire te percaktoje shtrirjen e krimeve. Megjithate, per ekzekutimet thuajse te faktuara, sqaron se mund te cilesohen si krime lufte. Në fillim të shtatorit të dyja palët ranë dakord për një armëpushim dhe krijimin e një zone të cmilitarizuar ne Ukrainen lindore. Por dhuna vazhdoi, ne veçanti rreth aeroportit të Donetskut. sipas OKB-se, brenda shtate javeve te kaluara, ne zonen e konfliktit jane vrare me shume se 330 vete.

Top Channel