Facebook padit studiot ligjore të SHBA

21/10/2014 00:00

Facebook dhe administratori i deleguar Mark Zuckerberg kanë paditur një
grup avokatësh të disa prej studiove më të mëdha ligjore të Shteteve të
Bashkuara, pse ndihmuan armikun numër 1 Paul Ceglia të deklaronte
pronësinë mbi gjysmën e rrjetit social, në bazë të një kontrate të
rremë.

Konkretisht, Facebook dhe Zuckerberg kanë nisur veprimet ligjore kundër 9 avokatëve dhe 4 sutdiove ligjore, përfshirë këtu gjigandët DLA Piper dhe Milberg.

“Ceglia dhe avokatët kanë kryer aksione ligjore të paligjshme kundër Facebook dhe Zuckerberg, në bazë të provave të sajuara me objektiv imponimin e një marrëveshjeje”, thuhet në dokumentin që rrjeti social ka depozituar në gjykatë.

Ceglia kishte nisur një aksion ligjor në vitin 2010 kundër Facebook, me pretendimin se kishte arritur një marrëveshje me Zuckerberg në vitin 2003, që i dorëzonte gjysmën e pronësisë së rrjetit.

Por Ceglia u arrestua në nëntor 2012 nën akuzën e mashtrimit, për falsifikimin e provave me të cilat pretendonte se zotëronte 50 për qind të Facebook.

Top Channel