I paralizuari ecën sërish falë transferimit të qelizave

21/10/2014 00:00

Ajo që cilësohet një ndërhyrje revolucionare i ka mundësuar 40-vjeçarit bullgar Darek Fidyka, që ishte i paralizuar prej vitit 2010 nga mesi e poshtë për shkak të një goditje me thikë, të ecë sërish.

Sipas raportimeve të BBC, trajtimi i kryer nga kirurgët polakë në bashkëpunim me shkencëtarët britanikë është bazuar në një transplantimi qelizash të sistemit të tij të nuhatjes në palcën kurizore.

“Është arritur diçka më befasuese se sipërmarrja e njeriut që ecën në Hënë”, ka deklaruar Geoff Raisman, nga instituti i neurologjisë së Universitetit të Londrës, që udhëhoqi ekipin mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar.

Rezultati i këtij trajtimi, që hap një kapitull tërësisht të ri për njerëzit e paralizuar, janë publikuar në revistën “Cell Transplantation”.

Top Channel