Renee, çfarë i ke bërë fytyrës?

21/10/2014 00:00

Njihet për ndryshimin e pamjes së jashtme për rolet e saj nëpër filma, por Renee Zellweger u pa krejtësisht e ndryshuar jashtë ekranit të madh në një event të ELLE.

Aktorja 45-vjeçare pothuajse nuk njihej fare me ballin pa rrudha, vetulla në formë tjetër dhe mollëza të fryra, edhe pse nuk ka pranuar kurrë që ka bërë operacion plastik.

Në një intervistë të pak kohëve më parë për ‘The Express’, Renee kishte deklaruar: “Mendoj se mënyra më e mirë për të qëndruar e shëndetshme është palestra. Nuk jam për të lënë veten pa ushqyer.”

Top Channel