Fytyra e vërtetë e “Faraonit fëmijë”

21/10/2014 00:00

Pas një serie analizash dhe skanimi të mumjes, shkencëtarët kanë rindërtuar në 3D pamjen e Tutankhamon, njëri prej faraonëve më misteriozë të Egjiptit të Lashtë.

Dhëmbë të çrregullt, trup të deformuar, këmba e majtë më e shkurtër se tjetra dhe po ashtu e deformuar, që e detyronte të ecte me ndihmën e një bastuni.

Por jo vetëm kaq. Në bazë të analizave gjenetike të familjes së tij, siguruar nga mbetjeve trupore të gjetura tek mumja, grupi i shkencëtarëve ndërkombëtare thotë se Tutankhamon “ishte produkt i një inçesti”.

Sipas këtyre analizave babai dhe e ema e tij ishin motër e vëlla dhe pikërisht afërsia e gjakut besohet se ka ndikuarnë deformimet fizike të tij.

Sa i përket vdekjes së tij, studimi i fundit rrëzon dy teoritë kryesore të deritanishme, atë të vdekjes aksidentale teksa ishte në gjueti në Egjiptin e Poshtëm (Sudani i sotëm) dhe tjetrën atë të vrasjes në pallatin mbretëror nga një grusht për ta rrëzuar nga pushteti.

Shkencëtarët thonë se vdekja e Tutankhamon në moshën 19-vjeçare ishte natyrale dhe pasojë e sëmundjeve shëndetësore që e shoqëruan atë gjatë gjithë jetës.

I quajtur ndryshe “Faraoni fëmijë”, Tutankhamon është ndër udhëheqësit më të përfolur të Egjiptit të Lashtë, pavarësisht mbretërimit të shkurtër të tij.

Studimi i plotë do të transmetohet të dielën më 26 tetor nga BBC.    

Top Channel