McConaughey: Jam mendjemadh

21/10/2014 00:00

Matthew McConaughey ka thënë se është mendjemadh dhe se këtë gjë e sheh si diçka pozitive tek vetja.

“Jam mendjemadh. Mendoj se mendjemadhësia është diçka e mirë, të paktën mua më ka ndihmuar shumë”, tha aktori hollivudian për revistën ‘GQ’.

Ai shton se nuk i duhet të kalojë shumë kohë në palestër për të pasur trupin që ka: “Kam gene të mira, babain e kam pasur atlet. Kam qenë me fat në këtë aspekt. Kam tre vite që nuk ngre pesha.”

Cuditërisht, aktori që ka fituar çmim Oscar, zbulon se nuk është ai personazhi më karizmatik i familjes, por vëllai i madh Mike.

“Është gjeni. Ka një aftësi që të tërheqë pas vetes çdo njeri që takon”, thotë Matthew McConaughey.

Top Channel