Champions, City shpërdoron avantazhin prej dy golash, barazim 2-2 ndaj CSKA-së

21/10/2014 00:00

Shpresat e Manchester City për kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve janë zbehur shumë. Skuadra angleze duhej të fitonte patjetër ndeshjen në transfertë ndaj CSKA-së së Moskës dhe dukej se po e bënte këtë gjë, por rusët barazuan në fund duke befasuar kampionët e Anglisë.

Aguero (29’) dhe Milner (38’) i dhanë avantazhin 2-0 skuadrës së drejtuar nga Manuel Pellegrini, por në pjesën e dytë rusët shënuan me anë të Doumbia (65’) dhe Natcho (86’, 11-metërsh) duke barazuar rezultatin.

Me këtë barazim, City e sheh veten në vendin e tretë të grupit E me vetëm 2 pikë, në pritje të ndeshjes Roma-Bayern Munchen.

Renditja e grupit E:

Bayern Munchen 6 pikë

Roma 4

Manchester City 2

CSKA 1

Top Channel