Zyrtare: fituesi i Europa League do të kualifikohet në Champions League

21/10/2014 00:00

UEFA ka komunikuar formatet e reja të kompeticioneve europiane për periudhën 2015-2018 dhe e reja kryesore është që kampioni i Europa League do të kualifikohet direkt për në Champions League, pavarësisht renditjes në kampionatin kombëtar.

Minimalisht, kampioni i Europa League do të hyjë në fazën play-off, por mund të hyjë direkt në fazën e grupeve nëse kampioni i Champions-it arrin të zërë një vend kualifikues nëpërmjet renditjes në kampionat.

Gjithashtu, UEFA ka publikuar datën e fillimit dhe mbarimit të edicionit të ardhshëm të Champions League. Faza e grupeve do të nisë më 15 shtator 2015, ndërsa finalja do të luhet më 28 maj 2016.

Top Channel