Champions, nata e rekordeve dhe Luiz Adrianos

22/10/2014 00:00

Shakhtar Donetsk dhe Bayern Munchen kanë vendosur rekorde ekipore, në një natë kur Luiz Adriano gjithashtu fitoi një vend në librat e historisë në krah të Lionel Messit.

Bëhet fjalë për natën e së martës, kur u shënuan plot 40 gola në një natë të vetme në Champions League, një prej ditëve me më shumë gola në histori. Gjermanët e Bayernit u bënë ekipi i parë që shënonte 5 gola në vetëm 45 minuta, në një ndeshje në transfertë, ndërkohë që u zëvendësuan menjëherë nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk, sulmuesi i të cilëve barazoi rekordin individual të “pleshtit” argjentinas.

21 gola ishin shënuar gjatë pjesëve të para të të gjitha ndeshjeve, shumica e të cilave në Romë dhe në Barisav të Bjellorusisë, në të dyja rastet kundër ekipeve vendase. Vetëm dy klube në të kaluarën kishin shënuar 5 herë në pjesën e parë të një ndeshjeje për Champions League; Monako ndaj Deportivo la Corunas (5-2 në vitin 2003) dhe Bayerni ndaj Lille (5-0 në vitin 2012), por Bayerni dhe Shakhtari e kanë shtuar këtë kontigjent në 4 ekipe.

Bavarezët ishin të parët në histori që shënuan 5 gola në transfertë, brenda një intervali loje, kur Thomas Muller shënoi nga 11-metërshi në minutën e 36 në “Olimpico”, duke shpërfytyruar 5-0 Romën në vetëm 45 minuta.

Por, vetëm 4 minuta më pas, në një tjetër ndeshje, Shakhtari i shënonte golin e 5-të BATE Borisovit me anë të Luiz Adrianos, teksa ky i fundit në atë moment numëronte 3 gola në emrin e tij.

Gjithsesi, ende pa mbaruar pjesa e parë, në minutën e 44, sulmuesi shënoi edhe golin e tij të 4 personal, duke e futur ekipin ukrainas në histori si të parin që shënon 6 gola në një takim të Champions League, ndërsa Adriano ishte momentalisht lojtari i 12 që shënonte mbi 4 gola në një ndeshje.

Lavdia më e madhe për 27-vjeçarin brazilian erdhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur shënoi një penallti dhe të pestin e tij personal, teksa në të kaluarën vetëm Leo Messi e kishte bërë diçka të tillë.

“Jam i lumtur që kam shënuar 5 gola dhe që u shpalla lojtari i ndeshjes. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi, sepse ata më ndihmuan në shënimin e atyre golave, apo të luaja kaq mirë sot (dje)”, tha sulmuesi brazilian pas ndeshjes “Të pestë golat e shënuar janë më të bukurit për mua. Ishte një natë speciale, ndoshta e para dhe më e preferuara në karrierën time. Nëse shënon 3 gola në një ndeshje ndihesh krenar, ndërsa 5 janë vërtet shumë. Tashmë mund të mburrem me krenari se kam shënuar 5 gola në një ndeshje Championsi”.

Fitoret më të thella në Champions League
8-0 Liverpool FC – Beshiktash JK (06/11/2007)
7-0 Juventus – Olympiacos FC (10/12/2003)
7-0 Arsenal FC – SK Slavia Praha (23/10/2007)
0-7 MSK Zilina – Olympique de Marseille (03/11/2010)
0-7 FC BATE Borisov – FC Shakhtar Donetsk (21/10/2014)
7-0 Valencia CF – KRC Genk (23/11/2011)
7-0 FC Bayern Munchen – FC Basel 1893 (13/03/2012)

Fitoret më të thella në transfertë në CHL
0-7 FC BATE Borisov – FC Shakhtar Donetsk (21/10/2014)
0-7 MSK Zilina – Olympique de Marseille (03/11/2010)
1-7 GNK Dinamo Zagreb – Olympique Lyonnais (07/12/2011)
1-7 AS Roma – FC Bayern Munchen (21/10/2014)

5 gola të shënuar në një ndeshje të CHL
Lionel Messi; FC Barcelona – Bayer 04 Leverkusen (07/03/2012)
Luiz Adriano; FC BATE Borisov – FC Shakhtar Donetsk (21/10/2014)

4 golat më të shpejtë në një ndeshje të CHL
17 minuta, Luiz Adriano; FC BATE Borisov – FC Shakhtar Donetsk (28’, 36’, 40’, 44’)
24 minuta, Dado Prso; AS Monaco FC – RC Deportivo La Coruna (26’, 30’, 45’, 49’)
24 minuta, Mario Gomez; FC Bayern Munchen – FC Basel 1893 7-0 (44’, 50’, 61’, 67’)

Top Channel