Vlorë, sërish atentat të njëjtit ndërtues

22/10/2014 00:00

Për të dytën herë një ndërtuesi në qytetin e Vlorës i është bërë
atentat. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës mesnatës në
afërsi të bashkisë së qytetit të Vlorës në lagjen `Partizani`.

Ne sallen operative eshte marre njoftim per te shtena me arme ne kete zone dhe menjhere ne vendgjarje kane shkuar grupet e policise si dhe grupi hetimor. Nga hetimet e para sipas burimeve nga policia atentati i eshte bere biznesmenit Arben Veliko. Ky i fundit ishte duke shkuar ne banesen e tij kur eshte qelluar nga nje automjet ne levizje. Arma e perdorur ka qene nje kallashnikov dhe asnje nga plumbat nuk ka prekur shenjestren e ketij atenati.

Dy muaj me pare ndertuesi u be shenjester e nje tjeter atentati ne zonen e Skeles, duke u plagosur, policia per te dyja ngjarjet ka shoqeruar disa persona por ende asnje nuk eshte arrestuar dhe ngjarja nuk eshte zbardhur.

Top Channel