Kanceri i gjirit, Kodheli: Gratë e FA-së të ekzaminohen

22/10/2014 00:00

Lufta kundër kancerit të gjirit është betejë e përbashkët dhe është beteja jonë për jetën.

Keshtu i eshte drejtuar Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli grave te Forcave te Armatosura dhe grave civile te dikasterit qe ajo drejton duke i ftuar te mos hezitojne por te ekzaminohen, per kete semundje vdekjeprurese.

Ne nje takim sensibilizues te zhvilluar me to ministrja e Mbrojtjes theksoi se jane ne te shumta rastet e femrave te diagnostikuara  me kete semundje edhe ne radhe e grave te Forcave te Armatosura.

Ne kete takim ishte i pranishem edhe ministri i Shëndetesise Ilir Beqja, i cili kishte mundesuar posaçerisht per to nje mamografi  nje nga mamografite e levizshme me qellim,qe pas takimit secila prej tyre te perfitonte per te bere kete ekzaminim falas.

Top Channel