“Dentistët e trotuareve” të Indisë

22/10/2014 00:00

Në Indi, edhe një person i ulur në trotuar mund të bëhet një shitës perfekt. Këtë e dinë mirë pacientët, të cilët kthehen për të vlerësojnë dentistët e rrugëve, pasi këta të fundit kryejnë operacione ndoshta edhe komplekse, por për vetëm pak qindarka.

Asnjë poltron të pjerrët për t’u shtrirë, asnjë pajisje elektrike; maksimumi një stol plastik dhe ndonjë palë pincash (piskatore). Por kanë shumë sukses… Në qytetin e Ludhianas për shembull, Surinder Singh, 67 vjeç, pret pacientët e tij prej thuajse 40 vitesh.

Nëse je pacient i tij, sekreti është të mbyllësh sytë dhe të shpresosh që gjithçka do të shkojë mirë. Kushtet higjienike në të cilët operojnë dentistët e rrugëve, në shumë qytete të Indisë, janë në limitet e fundit të të njerëzishmes.

Gjithsesi, janë të shumtë ata që u drejtohen atyre për një shkulje të thjeshtë apo një zbardhje dhëmbësh. Gjithçka me kosto qindarkash dhe me metoda “mesjetare”.

“Doktori i trotuareve” Surinder Singh, vepron nëpër rrugët e Lidhianas, në shtetin e Punjabit. Rreth 40 vjet më parë ka lënë shkollën e mjekësisë dhe ka mësuar artin e stomatologjisë nga i atij i tij.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel