PD: Deputeti i mazhorancës mbrojti trafikantin

22/10/2014 00:00

Opozita denoncoi atë që e cilësoi si skandalin e radhës të
mazhorancës, pasi si pas saj njëri prej deputetëve të mazhorancës është
përfshirë direkt në mbrojtjen e një prej trafikantëve kryesore të drogës
në Shkodër.

Sipas deputetit Arben Ristani, deputeti i mazhorances ka marre ne makinen e tij te blinduar nje trafikant te rrezikshem duke e shpetuar nga arrestimi prej policise.

“Kreu i organizatës, një person me precedent të rëndë penalë, i njohur për gjithë zonën për aktivitetin kriminal, u mor në mbrojtje nga një deputet i mazhorancës në Shkodër. Kreu i organizatës mafioze gjeti strehë në makinën e blinduar të deputetit të mazhorancës, makinë e cila përdoret edhe nga përfaqësues të tjerë, njerëzit më të besuar të Edi Ramës në zonën e Veriut. Deputetët e lidhur me krimin, dolën përsëri mbi ligjin. Të besuarit e Edi Ramës, në të vërtetë bëjnë ligjin në veri, dhe drejtojnë trafikun kriminal me anë të ushtarëve të tyre. Publiku shqiptar duhet të jetë i qartë se tërheqja e Policisë para këtyre fakteve, tregon se mafia ka kapur shtetin. Ndërkohë që policia rrit arbitraritetin dhe ushtron forcën e saj ndaj qytetarëve të vendit, ajo nuk vepron dot ndaj rrjetit kriminal që ka imunitet, që i ka krerët në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët janë miqtë e ngushtë të Kryeministrit.
Kjo është e vërteta e rendit dhe e krimit në Shqipëri.Të paprekshmit që drejtojnë trafikun ilegal janë në Parlament.Mafia sundon sot në Shqipëri dhe ka një kryeministër, Edi Ramën”, u shpreh deputeti i PD-së, Ristani.

Top Channel