Tiranë, në plan prishja e 800 objekteve pa leje

22/10/2014 00:00

Inspektoriati Urbanistik i Tiranës nis nga e enjtja një plan të ri për
prishjen e të tjera objekteve të ndërtuara pa leje në territorin e
kryeqytetit.

Sipas inspektores së INUK-ut, Dallendyshe Bici, ky plan parashikon 800 objekte të tjera që do të prishen në kryeqytet dhe se deri më tani janë prishur 1021 të tilla.

“Në qytetin e Tiranës, janë prishur 1021 objekte që kanë liruar hapësirat publike të qytetarëve. Në terren ndërkohë janë identifikuar rreth 800 objekte që do të prishen, në rrugën e Elbasanit dhe do të vazhdojë njëkohësisht në zonën e Brrakës, duke kaluar në krahun e Stacionit të Trenit, në brendësi të “Don Boskos”, për të arritur më pas edhe në Laprakë”, tha Bici.

Por prishja e 800 objekteve te tjera nuk permbyll aksionin e nisur per lirimin e hapesirave te zena ne menyre ilegale, pasi sipas  Bicit, inspektorët jane duke evidentuar dhe verifikuar te tjera objekte. Nga ana tjeter INUK u kerkon administratoreve apo pronareve te objekteve te ndertuara pa leje te heqin inertet qe shkaktohen gjate prishjes se tyre dhe ne vend te tyre te ndertojne lulishte.

“Ne kemi përdorur të gjitha instrumentet e ligjit, siç janë procesverbalet për konstatimin e shkeljeve, duke mbajtur gjoba për të gjithë shkelësit e ligjit që nuk pastrojnë inertet. Kemi patur edhe mirëkuptimin e qytetarëve për pastrimin e zonave”, theksoi Bici.

Aksioni per prishjen e objekteve pa leje eshte duke u zhvilluar ne te gjithe territorine vendit dhe sipas Bicit, nuk do te tolerohet askush qe ka zene ne menyre paligjshme hapesiren publike.

Top Channel