“Nuk kam nevojë për meshkujt për të gjetur frymëzim”

22/10/2014 00:00

Taylor Swift ka deklaruar se po e pëlqen jetën si beqare pasi po i vërteton vetes se mund të bëjë muzikë të mirë pa pasur nevojë për një mashkull në krah.

Këngëtarja amerikane, e cila ka qenë e lidhur me Harry Styles, Jake Gyllenhaal, John Mayer dhe Taylor Lautner, ka më shumë se një vit “single”.

Duke folur për revistën ‘Esquire’, Swift tha: “Nuk po dal me askënd. U përqendrova tek albumi i ri dhe vura re që nuk kam nevojë për një mashkull për të gjetur frymëzim, për të bërë muzikë të mirë, për të jetuar jetën time dhe për tu ndjerë mirë me veten.”

Top Channel