“S’ka asnjë axhendë për Shqipërinë e Madhe”

22/10/2014 00:00

Shqiperia e Madhe,është krijesë dhe shprehje e qarqeve jashtë
Shqipërisë.Ajo që para viteve 90 dhe deri ne ditet e sotme,nuk ka qene
ne axhenden asnje politikani ose analisti serioz ne te gjitha nivelet,
ka deklaruar amabasadori  shqiptar ne greqi,Dashnor Dervishi gjate nje
interviste per te perditshmen greke `Elefterotipia`

Duke hedhur nje shikim me te qete mbi efektin e ngjarjeve te ndodhura ne Beograd, ne ndeshjen midis Shqiperise dhe Serbise,por dhe ne Tirane dhe Derviçan, menjehere mbas nderprerjes se saj, Dervishi thote se gjate transmetimit te pamjeve te dronit me flamurin e asaj qe e quajne Shqiperia e Madhe, askush nuk e kuptoi fillimisht se çfare ishte.

Madje ambasadori shprehet se se i njejti reagim i ashper do te ndodhte edhe sikur mbi stadiumin e Beogradit ne vend te flamurit te Shqiperise se Madhe, te valevitej ai i Serbise se Madhe. Por tashme palet sipas tij duhet te dalin mbi episodet sporadike qe ndodhin here pas here ne marredheniet midis vendeve dhe te shikojne drejte te ardhmes se vetme te rajonit, bashkimin me familjen europiane.

Dervishi shton se vizita e Kryeministrit Rama ne Beograd do te zhvillohet ne 10 nentor dhe se ajo do te jete nje hap cilesor ne marredheniet midis dy vendeve tona. Lidhur me ngjarjet ne Dervican, ambasadori shqiptar ne Greqi, thote se ato si dhe çdo ngjarje ekstremiste, duhen denuar, por njekohesisht edhe nuk duhet te fryhen dhe ekzagjerohen pa shkak nga qarqe te caktuara.

Top Channel