Një kamion mori zvarrë për rreth 100 metra një makinë të vogël në një nga autostradat britanike, por fatmirësisht askush nuk u lëndua nga aksidenti.

Gjithë ngjarja është filmuar në kamerën e vendosur në kamion. Pamjet tregojnë se si makina e vogël është përpjekur të marrë korsinë e shpejtësisë nga krahu i kundërt. Pikërisht në këtë moment pjesa e pasme e makinës së vogël ka prekur me kamionin dhe makina është zhvendosur kryq.

Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka menaxhuar situatën duke ulur shpejtësinë gradualisht dhe duke parkuar në anë të rrugës së bashku me makinën e përplasur.

Aksidenti ka ndodhur muaj më parë, por vetëm tani u publikua video nga drejtuesi i kamionit i cili vërtetoi se kush e kishte fajin në aksidentin në fjalë, pasi drejtuesi i makinës së vogël e kishte paditur dhe kërkonte 500 mijë paund dëmshpërblim.

 

Top Channel