Lushnjë-Fier, vendoset “gjobitësi” në kryqëzimin e aksidenteve

23/10/2014 00:00

Nëse kalon me shpejtësi mbi normën e lejuar prej 40 kilometrash në orë,
në zonën e quajtur `Pushimi i shoferit`, rrezikon të gjobitesh me 20
mijë lekë të reja nga Policia Rrugore.

Gjoben e merr automatikisht dhe pajisja zbuluese eshte instaluar ne superstraden Lushnjë-Fier. Ne kete vend kane humbur jeten dhjetra persona, aksidenti i fundit qe ndodhi ne kete rruge ishte mengjesin e se merkures me pasoje humbjen e jetes se nje 24-vjeçari.

Aksidentet kanë ndodhur kryesisht për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore pakujdesia e qytetarëve dhe shpejtesia e madhe e levizjes se mjeteve. Në këtë kryqëzim është vendosur edhe një matës automatik shpejtësie, i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me sistemin e policisë.

Sipas informacioneve të marra pranë policisë, të gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë shpejtësinë e shënuar në këtë matës me gjoba te majme te cilat arrijne deri ne 20 mijë leke. Synimi i vendosjes se sistemeve te tilla është eshte ndërgjegjësimi i qytetarëve për të respektuar sinjalistikat rrugore, duke minimizuar në këtë mënyrë dhe aksidentet.

Nderkohe qe sisteme te ngjashme qe tregojne shpejtesine e mjetit por edhe penalizojne do vendosen ne shume pika kyçe te kesaj rruge nacionale dhe ne rruget e tjera.

Top Channel