Robinho hetohet për përdhunim në grup

22/10/2014 00:00

Robinho, ish-sulmuesi i Real Madrid, Manchester City dhe Milan, po hetohet për përdhunim në grup. Lajmin e bën të ditur gazeta italiane ‘Corriere della Sera’.

Sipas saj, futbollisti brazilian është bërë protagonist i një akti të dhunshëm ndaj një të reje që kërkonte medoemos ta takonte. Mendohet se ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2013 dhe gjashtë muaj më pas vajza ka denoncuar në polici.

“18-vjeçarja braziliane ka tërhequr vëmendjen e Robinhos, i cili me të përcjellë në shtëpi bashkëshorten, është kthyer me disa miq për ta takuar. Sipas denoncimit të 18-vjeçares, gjithçka degjeneroi në dhunë seksuale në grup”, shkruan ‘Corriere della Sera’.

Kujtojmë se Robinho është arrestuar në vitin 2009 pas akuzave për përdhunim, por u lirua shumë shpejt.

Top Channel