Deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko artikulon qartë për masa të
reja, të rënda, ndëshkuese ndaj dëmtuesve të rrugëve gjatë aksidenteve
automobilistike, por edhe për qellime biznesi.

“Rrugët janë pasuri publike dhe ai që i dëmton ato duhet t`i zhdëmtojë, në formën e gjobave dhe unë jam për shtimin e gjobave në disa drejtime, sidomos për ata që e bëjnë thjesht për qëllime biznesi”, thotë Cuko.

Nje projektligj i ri per ndryshime ne Kodin Rrugor po diskutohet ne Komisionet Parlamentare dhe deputeti Çuko, i cili nuk eshte nje ze i vetem, kerkon qe çdo pjese e rruges sado e vogel qe demtohet nga drejtuesi i mjetit te zhdemtohet prej tij me formen e gjobes.

“Dëmtuesit e rrugëve, janë një problem i madh. Secili nga ne e ka parë që në rrugët e Shqipërisë ka tabela të dëmtuara, trafikndarëse të shkatërruara, mbrojtëse anësore të rrugëve të shkatërruara, të cilat dëmtohen gjatë aksidenteve, si rezultat i gabimeve të drejtuesve të automjeteve. Këtu është e domosdoshme të ndalet me anë të ligjit, me anë të sanksioneve shumë të forta”, tha Çuko.

Por duket se mazhoranca do te kerkoje qe ne Kodin e ri Rrugor, sanksione akoma edhe me te renda, per ata qe demtojne rruget apo sinjalistiken rrugore per perfitim personal.

“Të gjithë kemi hasur dëmtime të rrugëve për interesa personale, por edhe biznesit. Çarje të rrugëve në mes, heqje të tabelave. Ka patur raste që edhe semaforët janë lëvizur e thyer thjesht për interesa personale”, tha Çuko.

Top Channel