Brenda mrekullive të anijes luksoze “Queen Elizabeth”

22/10/2014 00:00

Një ndër anijet më luksoze në botë vjen në Shqipëri. Për herë të parë “cruiser”-i “Mbretëresha Elisabetë” (Queen Elizabeth) ndaloi në bregdetin e Sarandës. Në një vizitë suprizë, mijëra turistë elitarë dhe ekuipazhi kaluan ditën duke parë parkun arkeologjik të Butrintit dhe bukuri të tjera të qytetit jugor. Anija është e gjatë 294 metra, 32 metra e gjerë dhe me 16 kate.

Anija luksoze është inaguruar në një ceremoni speciale më 11 tetor të vitit 2010, ku merrte pjesë dhe vetë shkëlqësia e saj Mbretëresha Elisabeta. Kjo anije është pjesë e kompanisë së njohur britanike të udhëtimeve Cunard.

Ju nuk duhet të jeni pjesë e familjes mbretërore për të shijuar anijen “Mbretëresha Elisabetë”. Ajo ofron një ambient superluksoz, eksperiencë nën shoqërinë e një klubi të klasit të lartë, shërbimin tradicional White Star e një program të jashtëzakonshëm argëtimi që shoqëron gjithë itinerarin e udhëtimit.

Shumica e mjediseve të brendshme janë arreduar sipas stilit viktorian dhe kanë thekse dekorative e veshje me dërrasa druri.

Dhoma e Mbretëreshës pëmban një sallë vallëzimi si dhe ambientin ku serviret çaji tradicional britanik dekoruar me një stil të veçantë.

Biblioteka, ndër më të mirat në det, është dekoruar me dru dhe ka një hapësirë ku sigurohen rreth 6 mijë libra, ku punojnë dy persona me kohë të plotë. Një kënd i veçantë ofron relike, libra detarë të lidhur, harta dhe shkrime të ndryshme.

E përsa i përket ushqimit, është një tjetër arsye përse kjo anije është e jashtëzakonshme. Kompania Cunard respektohet për një kuzhinë të mirë e gatime me mjaft shije, me një shumëllojshmëri pjatash të mirëparaqitura e të përgatitura me përbërësit më të mirë.

Restoranti Britania e Madhe ofron një ambient mahnitës.

Ngrënie më intime është në Mbretëresha Grill me 142 vende, për mysafirët në suita dhe të akomoduarit e niveleve të larta, si dhe në Princesha Grill me 132 vende, për të ftuar që akomodohen në një nivel të mesëm.

Alternativa të tjera ngrënieje: anija Mbretëresha Elisabetë ka mjedis Lido Buffet për ngrënie të shpejtë si dhe verandën franceze, një ambient komod e formal ku me 35 dollarë mund të konsumohet një darkë me tre pjata.

Todd English është restorant 87-vendesh, një mjedis ku ndihesh si në një sallon klasik anglez. Aty shërbehet ushqim nga kuzhina medhetare e një drekë kushton rreth 20 dollarë, ndërsa darka 30 dollarë. Nuk mungojnë as mjediset e pijeve britanike.

“Mbretëresha Elizabet” oforn edhe argëtime të tjera në det. Ajo krenohet me koktejle të shijshme, vende intime dhe vallëzimi.

Teatri Royal Court ofron shfaqje të gjalla dhe prodhime muzikore. Me 830 vende ai është projektuar si shtëpi klasike e operas. Karakteristikë e këtij teatri janë ambientet private të quajtura “njëzet kutitë mbretërore”.

Empire Casino është e madhe për të luajtur Black Jack, ruletë, lojëra elektronike dhe vizitorë të shumtë provojnë fatin e tyre.

Yacht Club është një ndër klubet e natës më të madhenj në Queen Elisabeth me DJ dhe muzikë “live” për të ftuarit.

Kopshti “Garden Lounge” pranë pishinës kryesore është një vend me stil konservator, me çati qelqi frymëzuar dhe Kew Garden në Londër. Çaji pasdite dhe shampanja shërbehen nga kamarierë të veshur me të bardha. Në mbrëmje, ky ambient tranformohet në muzikë “live” dhe klub vallëzimi.

Qendra masazhi, SPA, pishina me jakuzi e mjaft mundësi argëtimi e bëjnë udhëtimin me “Queen Elisabeth” si një ëndërr të bukur.

Top Channel