Mielli, arrihet marrëveshja prodhues-qeveri

22/10/2014 00:00

Mielli me nivel proteinash më të ulët se 12.5 për qind do të lejohet në treg, por jo për prodhim buke. Kjo është marrëveshja që Ministria e Bujqësisë dhe prodhuesit vendas të miellit duket se kanë arritur në parim.

Këta të fundit i kanë lënë një javë kohë Ministrisë për hartimin e akteve ligjore, duke mos ndërprerë punën në fabrikat e tyre.

Më herët ministri Edmond Panariti ishte shprehur se nuk kishte asnjë konflikt me prodhuesit vendas të miellit dhe se ajo që Ministria e Bujqësisë po bënte ishte disiplinimi i tregut dhe përcaktimi i standardeve për çdo destinacion të miellit.

Top Channel