Energjia, PD: Rama pranoi se do rrisë çmimin

22/10/2014 00:00

Partia Demokratike deklaroi se pas pohimit që bëri kryeministri Rama për heqjen e fashës mbrojtëse të çmimit të energjisë, do të ketë një penalizim për gjithë shqiptarët, sidomos për të varfërit dhe shtresat në nevojë.

Enno Bozdo kërkoi nga qeveria që të mos rrisë çmimin e energjisë dhe që të eliminojë përfundimisht përdorimin e faturave aforfe për qytetarët.

“Kryeministri dha sot një lajm tronditës për gjithë shqiptarët, se fasha mbrojtëse e çmimit të energjisë do të hiqet. Rama e tha këtë sot pasi ishte fshehur gjatë pas ministrave të tij. Ai dështoi sërish paturpësisht me deklaratat se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Të gjithë shqiptarët, me heqjen e fashës mbrojtëse, do të paguajnë më shumë. PD i kërkon qeverisë që në asnjë mënyrë të mos rrisë çmimin, të eleminojë përdorimin e faturave aforfe dhe të marrë në mbrojtje shtresat në nevojë dhe konsumatorët e tjerë”, deklaroi Bozdo.

Top Channel