Ajo është e vetmja femër shqiptare që merret me “bodybuilding”. Dorina Mema nuk ngjan fare me mamanë klasike që të gjithë mendojnë kur thua nënë e përkushtuar, por në fakt e tillë është.

30-vjeçarja, 10 vite më parë vendosi të merrej me trupin duke sfiduar mentalitetin që mbase e kishte të vështirë ta pranonte një femër me muskuj.

Duket e pabesueshme, por ajo është nëna e një vajze 12-vjeçare. Edhe pse në pamje të parë të krijon idenë e një femre të fortë, ajo është shumë e dashur me vajzën, gjë që nuk lë rast pa e treguar.
 
“Më del koha për gjithçka. Kur kthehem nga puna bëj punët e shtëpisë dhe gatuaj”, tregon Dorina.

Gatuan shumë mirë dhe kur ka uri, për të mbajtur linjat trupore, konsumon ushqim të zgjedhur. Mendon se ky nuk është vetëm një sport për burra, përkundrazi të bën më femër se kurrë. Vajza e sheh Dorin si një mama jo të zakoshme…

“Nuk e krahasoj dot me mamatë e shoqeve të mia, mami im nuk është fare e shëndoshë”, shprehet vajza.

I pëlqen shumë muzika, kërcimi dhe dëshiron që në të ardhmen të shtohen femrat modele palestre apo “bodybulding”. Ambicia personale? Të përfaqësojë Shqipërinë në rang botëror për të krijuar një traditë edhe në vendin tonë.

Top Channel