“Nënë Tereza”, pedonale çdo mbrëmje

22/10/2014 00:00

Sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet do të kthehet çdo mbrëmje në një zonë pedonale për qytetarët, të cilët do të mund të shëtisin të pashqetësuar nga automjetet.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Mierla Kumbaro, e cila ka saktësuar se vendimi i qeverisë parashikon ndalimin e parkimit të mjeteve në bulevard.

“Ky vendim i qeverisë do të nisë zbatimin e parë në sheshin “Nënë Tereza” dhe në aksin kryesor të bulevardit deri tek bulevardi “Bajram Curri”, tek ura e madhe, duke ndaluar plotësisht parkimin e makinave në dy anët e aksit dhe në vetë shehin “Nënë Tereza”. Gjithashtu, ky shesh do të kthehet në zonë pedonale nga ora 19:00 deri në 24:00. Ka dalë tashmë urdhëri i ministrive përkatëse, me detyrimin që rrjedh për autoritetet lokale, konkretisht Bashkinë e Tiranës për zbatimin e këtij urdhëri për të gjithë drejtuesit e automjeteve”, deklaroi Kumbaro.

Top Channel