Enxhi Toska i rikthehet hedhjes së çekiçit

22/10/2014 00:00

Dikur duart e saj lëshonin çekiçin olimpik 4 kilogramësh duke thyer rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare. Enxhi Toska, e bija e ish-atletit të njohur Ajet Toska, ishte vetëm 13 vjeç kur nisi të praktikonte një disipline sportive të pazakontë për një femër: hedhjen e çekiçit.

E nxitur nga babai dhe me ego personale, ajo shumë shpejt u bë e njohur pasi theu disa rekorde brenda dhe jashtë vendit.

E reja kishte një të ardhme shumë premtuese, por pas 10 vitesh, në vitin 2009, ajo vendos ta lërë sportin për t’iu përkushtuar studimeve dhe familjes.

Romeo Kara, bashkëshorti i Enxhit, tregon: “Sportistët janë shumë konkurrues në përgjithësi. Edhe në shtëpi ajo është konkurruese, por shkojmë shumë mirë. Është një nënë e përkushtuar.”

Dita e 29-vjeçares sot ndahet midis Universitetit të Sporteve, ku studion për mesuesi dhe Patricias, vajzës së vogël. Edhe pse e ka lënë aktivitetin fizik, gjen kohë që ta mbajë trupin në formë në kushte shtëpie.

Nuk i ka lënë pas dore punët e kuzhinës dhe sa herë ka mundësi, gatuan.

Sinrkon Romeo Kara/ Bashkeshorti i Enxhit. “Ka tentuar disa herë të rinisë sportin, por punët e përditshme kanë bërë që të shtyhet ky plan. Enxhi ka përkrahjen time për ta nisur sërish sportin.”

Asgjë nuk është vendosur përfundimisht. Enxhi e ka me qejf që një ditë të rikthehet sërish në atletikë. Dëshiron që disiplina që aktualisht nuk ka asnjë përfaqësues në ekipin kombëtar të rihapet dhe pse jo vendi ynë të kthehet në sukseset e dikurshme kur babai i saj thyente rekorde në Europë.

Top Channel