Shkodër, qëllohet me armë drejt një makine

22/10/2014 00:00

Gjatë orëve të vona të ditës së mërkurë persona ende të paidentifikuara kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj një automjeti në aksin Shkodër-Bushat.

Si pasojë e të shtënave fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Menjëherë kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje, motivet e së cilës janë ende të paqarta.

Top Channel