Pjesëmarrja e homoseksualëve në ushtri

23/10/2014 00:00

Çdo forcë e armatosur në çdo vend të botës përbëhet nga njerëz me orientime të ndryshme seksuale, duke përfshirë edhe komunitetin e LGBT.

Qendra e studimeve strategjike në Hagë ka nxjerrë përfundimet e një hulumtimi të ri lidhur me këtë çështje të lënë paksa në hije.

Për herë të parë, nga 103 vende , 30 prej tyre kanë hartuar politika, të cilat në mënyrë eksplicite lejojnë individët e LGBT për të shërbyer në ushtritë e tyre. Nder to Shqipëria me liberalizmin e saj, renditet në vendin e 26-të ,duke lënë pas shtete me ushtri të fuqishme si SHBA-ja, Rusia, Ukraina, Italia e të tjera.

Për një numër të kufizuar vendesh si Shqipëria, pjesëmarrja LGBT në forcat e armatosura është një çështje e drejtësisë, barazisë dhe të drejtave të njeriut. Dhe si argument bazë është se në qoftë se këta njerëz që bëjnë pjesë në komunitet janë të gatshëm për t’i shërbyer vendit të tyre, atëherë pak rëndësi ka preferenca e tyre seksuale.

Por për shumë vende të tjera që përbëjnë shumicën dërrmuese mbajtja e personelit ushtarak të kualifikuar kërkon njerëz brenda të gjithë parametrave të cilësuar si normal dhe jo si “deviacione”.

Sipas tyre orientimi, ose identiteti gjinor është një konsideratë e rëndësishme për organizatat e mbrojtjes, dhe se morali i ushtrisë duhet të jetë gjithnjë i lartë.

Megjithatë ende nuk ka një raport zyrtar për Shqipërinë, i cili tregon rritjen ose jo të diversitetit brenda ushtrisë.

Top Channel