Ndikimi i kanabisit tek adoleshentët

23/10/2014 00:00

Adoleshentët që konsumojnë kanabis rregullisht kanë tendencën të dalin shumë keq në provime. Kështu thotë një studim i “University College” në Londër.

“Daily Mail”shkruan se adoleshentët të cilët kanë tymosur kanabis mbi 50 herë në jetën e tyre ndikon tmerrësisht në sjelljen radikale me shenja të theksuara agresiviteti.  

Sipas studimit kanabisi mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor dhe mund të bëhet shtysë për përdorimin e drogave të forta.

Gjithashtu theksohet se një në gjashtë adoleshentë që konsumojnë kanabis bëhen të varur nga droga, ndërsa te të rriturit varësia është një në dhjetë persona.   

Top Channel