Debati me bashkëshortin/en të shëndosh

23/10/2014 00:00

Debatet e tensionuara në jetën bashkëshortore mund të çojnë në shtimin në peshë, sipas një studimi të Universitetit të Ohajos.

Kërkuesit shkencorë vunë re se burrat dhe gratë që debatonin shumë me njëri-tjetrin digjnin më pak kalori pas ngrënies sesa çiftet që nuk debatonin. Reduktimi i djegies së kalorive çonte në një shtim peshe prej 6 kilogramësh.

U vu re gjithashtu që çiftet që kishin zënka kishin edhe një nivel më të lartë insuline, që kontribuon në grumbullimin e yndyrnave dhe triglicerideve.

Udhëheqësja e studimit Jan Kiecold-Glaser tha: “Rezultati tregon se stresi çon në obezitet. Në studim u vëzhguan 43 çifte nga mosha 24-61 vjeç, të cilët kanë qenë të martuar për të paktën 3 vite.”

Top Channel