Pas 24 orësh reshje shiu, në të gjithë Qarkun e Kukësit temperaturat
kanë pësuar rënie të theksuar, duke sjellë edhe reshje të dobëta dëbore
në lartësitë 2 mijë metër mbi nivelin e detit.

Kështu, të enjten në mëngjes në zonat e Kalisit, Grykë- Cajës, Shishtavecit, Lekbibajve, Margegajve etj dëbora ka arritur në 5 centimetra, ndërkohë që edhe në këto moment është duke rënë.

Siç thonë edhe banorët, reshjet nuk kanë intensitet të lartë, por temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e automjeteve në akset rrugore, ndërkohë që mjegulla ka një shtrirje të madhe.

Top Channel