Rama: Sistemi energjetik një bombë që pret të shpërthejë

23/10/2014 00:00

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama sqaroi reformën e thellë
në sektorin energjetik që Qeveria do të ndërmarrë, duke e nisur me
qetësimin e qytetarëve për çmimin e energjisë elektrike.

Këtë sqarim, shefi i Qeverisë e bëri, pas asaj, që e quajti nxitja keqdashëse për të rritur pakënaqësinë shoqërore që bëhet nga opozita, që siç tha ai, është përgjegjësja e vetme, e cila dje në pushtet lejoi që sistemi të rrezikonte kolapsin.

“Një gjë duhet ta dinë të gjithë, ne nuk do të rrisim çmimin e energjisë elektrike, si instrument reforme. Ne do ta heqim fashën si një mburojë që sot po përdorin, jo familjet në nevojë, por e përdorin hajdutës. Por ama, ne nuk do ta heqim fashën duke ua lënë barrën pensionistëve, as nuk do t’ua lëmë barrën familjeve që nuk mund të paguajnë dot më shumë për energjinë, por duke e marrë ne përsipër dhe jo me fjalë, por duke e paguar ne, atë pjesë që vjen si detyrim nga heqja e fashës. Dhe do ta shikojmë këtu në këtë Kuvend, se si do të ndodhë kjo”, tha Rama.

Sistemi energjetik eshte ne agoni dhe rrezikon shperthimin njesoj si nje bombe, tha kryeministri.

“Nëse sot ne nuk i dalim përballë haptas, këtij problemi dhe nëse sot do ta bëjmë këtë reformë, vitet që do të vijnë më pak se ato që ikën, për t’u përballur me kolapsin energjetik dhe për t’u përballur me domosdoshmërinë që, ose të gjithë paratë e shtetit për të paguar dritat, ose t`i ngarkojmë qytetarët për të paguar shumëfish këtë papërgjegjshmëri, në të cilën transmeton politika me qytetarët”, tha Rama.

Fatura e vjedhjes se energjise elektrike, deklaroi Rama, eshte aq e larte sa e perkthyer ne investime do te ishte e barabarte me 150 shkolla te reja, 6 spitale rajonale, 100 kilometra rruge kombetare ose e barabarte sa te ardhurat e Tatim Fitimit nga bizneset ne nje vit.

Kjo vjedhje e shtetit, deklaroi shefi i Qeverisë, ka bashkepunetore gjykatat, duke perfshire edhe ate me te rene ne vend, Gjykaten Administrative. Kjo e fundit gjithashtu, deklaroi Rama, eshte shnderruar ne zgjatimin e koorparates fitimprurese ne vend, siç emertoi ai sistemin gjyqesor shqiptar. Duke dhene mesazhin per gjykatat dhe çdo vjedhes te energjise ne vend, se denimi per ta eshte vetem burgu, Kryeministri edhe njehere e mbylli fjalen ne Parlament me paralajmerimin per fillimin e aksionin te gjere ne te gjithe vendin.

“Pas pak ditësh e gjithë policia e shtetit do të jetë pjesë e këtij operacioni. Dhe, të gjithë lidhjet e paligjshme do të trajtohen si rrënjët e drogës në Lazarat. Por, gjithçka do të fillojë nga më të mëdhenjtë, do të fillojë që nga ata për qëllime fitimi, jo për të ndezur dritat në shtëpi, konsumojnë energji sa për një lagje dhe paguajnë sa për një familje”, tha Rama.

Top Channel