Megan Gale pozon “topless” 6 muaj pas lindjes së djalit

23/10/2014 00:00

Vetëm 6 muaj më parë lindi një djalë, por Megan Gale i është kthyer formave të saj prej modeleje shumë shpejt dhe ka pozuar “topless” për revistën ‘Who’.

39-vjeçarja australiane ka treguar barkun e sheshtë, ndërkohë që me duar mbulon gjoksin në kopertinën e “Who”.

Edhe pse duket shumë seksi në foton e saj të parë që nga lindja e djalit, Megan tregoi për revistën se ka pasur ditë që nuk është ndjerë aspak tërheqëse.

“Nuk është se më humbi besimi në vetvete, por nuk ndihesha seksi nga mungesa e gjumit dhe mungesa e kohës për veten”, tha Megan Gale.

“Mendoj se ne femrat nuk duhet të vihemi nën presion për formën fizike pas lindjes”, shtoi modelja, e cila nënvizoi se nuk është e mundur që nënat e reja të rifitojnë menjëherë formën e mëparshme pasi lindin.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel