Refugjatët sirianë në Shqipëri: Kërkojmë një vend të sigurt

23/10/2014 00:00

Drama e Sirisë shfaqet pothuajse çdo ditë në kufijtë e Shqipërisë. Nje
dyndje e vertete refugjatesh klandestinë ndodh nga Greqia drejt
Shqipërisë.

Nje pjese e refugjateve te luftes kapen nga policia si klandestine dhe kthehen mbrapsht per ne Greqi. 76 persona u kapen nga policia te merkuren ne nje autokolone, duke ecur ne kembe ne token shqiptare, ndersa më vonë 24 te tjere u kapen duke u transportuar me automjete.

Policia arrestoi dy transportues qe ne shkembim te parave po i çonin ata drejt kufirit me Malin e Zi. Grupi i fundit i kapur, te gjithe nga Siria eshte strehuar perkohesisht ne drejtorine e policise se Vlores. Aty, ata po regjistrohen nje e nga nje ne pritje te procedurave te kthimit pas.

Ahmedi, është një refugjat palestinez, i cili ka jetuar si refugjat ne Siri pas luftrave ne atdheun e tij dhe tani serish refugjat per shkak te luftes civile ne Siri. Ahmedi, i vetmi anglishtfoles perpiqet te ndihmoje sirianet qe te komunikojne me autoritetet shqiptare, ndersa ne Shqiperi ka ardhur me gruan femijet dhe familjen e tij.

“Une vij nga Siria. Jam palestinez nga Siria, refugjat atje. Nga Shqiperia nuk di se ku te shkoj. U nisem nga Siria, kaluam ne Turqi duke ecur ne kembe sepse nuk kemi para. Nuk e kam numeruar se sa dite kemi ecur ne kembe por afersisht nje muaj plot. Kemi kaluar kufirin me Turqine e me pas ne Greqi dhe tani mberritem ne Shqiperi”, thotë Ahmedi.
 
Edhe ne Greqi kemi ecur ne kembe sepse nuk kemi te paguajme. Nuk kemi paguar asnje gje edhe ne Shqiperi sepse une nuk kam para
Refugjatet e luftes synojne vendet perendimore ku dhe mund te marrin azil per shkak se vijne nga nje vend qe eshte ne nje lufte te pergjakshme civile. I pyetur se ku synon te shkoje, refugjati palestino-siriane kerkon vetem siguri.

“Ne çdo vend te sigurt per ne, qofte edhe ketu ne Shqiperi, nese ketu eshte mire une do te qendroja edhe ketu sepse kam gruan kam familjen”, thotë Ahmedi.

Nje prej femijeve eshte derguar nga policia ne spitalin e vlores per shkak te gjendjes shume te keqe shendetesore nga te ftohtet, sterlodhja dhe mungesa e ushqimit. Grupi i fundit i kapur perbehet nga 24 persona, bura gra e femije, vete Ahmedi ka udhetuar me tre femijet, dy te moshuar dhe dy gra per te cilet duhet te kujdeset dhe shpreson qe autoritetet shqiptare t`i sigurojne nje vend te qete per te jetuar.

Top Channel