“Schumi rekuperohet brenda 3 vitesh”
23/10/2014 00:00
Michael Schumacher mund të rekuperohet nga dëmtimet e tij në tru brenda tre vitesh. Këtë gjë e ka konfirmuar një nga doktorët që e ka kuruar ish-pilotin e Formulës 1 pas aksidentit me ski në alpet franceze.
Dr. Jean-Francois Payen foli për ‘Le Parisien’ pasi e vizitoi Schumin në mansionin e këtij të fundit në Zvicër.
“Kam parë progres, por duhet më shumë kohë. Ashtu si në raste të tjera të ngjashme nevojitet nga 1 deri në 3 vite”, theksoi doktori.
Doktor Payen shpjegoi më tej: “Jeta pas një dëmtimi në kokë karakterizohet nga disa hapa. Kemi shumë shpresa, por duhet të tregojmë durim.”
Top Channel