Japonezët prodhojnë robotin transformues

23/10/2014 00:00

Një kompani japoneze ka bërë realitet filmat vizatimorë duke krijuar një makinë që tranformohet në robot. Projekti i quajtur ‘J-deite quarter’ ka bërë të mundur që një makineri të shndërrohet nga autoveturë në robot që ecën me dy këmbë.

Prototipi është krijuar nga një bashkëpunim midis Brave Robotics, Asratec dhe Takara Tommy.

Roboti është 1.3 metra i gjatë dhe 35 kg, por mendohet se në vitin 2020 do të prodhohet një robot rreth 5 metra i gjatë, që do i ngjajë atyre në sagën e filmave ‘Transformers’.

Prototipi është prezantuar në Digital Content Expo të Tokios. Ai mund të ecë me 1 km/h, por kur transformohet në makinë shpejtësia e tij rritet deri në 10 km/h.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel