Klajda Gjosha bëhet nënë, sjell në jetë një djalë

23/10/2014 00:00

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha u bë nënë për herë të parë. Këtë
të enjte, ajo solli në jetë djalin e saj, i cili quhet Luis. Detaje të tjera rreth lindjes dhe bebit ende nuk dihen.

Lajmi u bë publik nga Kryeministri Edi Rama,i cili përmes një statusi në rrjetet sociale uroi ministren Gjosha për sjelljen në jetë të fëmijës.

“Klajda, ministrja jone me e re, sapo lindi nje çun qe i uroj megjithe zemer ta kene me jete, shendet dhe plot gezime”, shkruan Rama në profilet e tij në rrjete zyrtare.

Djali i ministres është i dyti fëmijë që vjen në jetë, si fëmijë i një anëtari të Qeverisë aktuale shqiptare. Në korrik të këtij viti Kryeministri Rama u bë sërish baba i një djali, i cili mori emrin Zaho.

Top Channel