Turqia kritikon SHBA

23/10/2014 00:00

Rexhep Tajip Erdoan nuk i kurseu kritikat ndaj Shteteve te Bashkuara per
armet e hedhura nga ajri, te cilat ishin te destinuara per mbrojtesit
kurde e Kobanes, e megjithate nje pjese rane ne duart e militanteve te
ISIS-it. Presidenti turk e pa kete si veprim te nxituar.

“Ajo çfare ndodhi, ishte gabim. Perse? Sepse disa prej armeve te leshuara nga C 130-tat jane marre nga luftetaret e shtetit islamik. Do te ishte po keshtu e gabuar per Ameriken me te cilen jemi miq dhe aleate ne NATO qe te prese prej nesh mbeshtetje per PKK-ne”, tha Rexhep Tajip Erdogan.
 
Te dielen, avionet amerikane hodhen nga ajri ne Kobane municione, arme te vogla e ndihma ne ilaçe. Perpara ketij veprimi, Erdoani i ishte kundervene asistences se Shteteve te Bashkuara per peshmergat kurde te cilet Ankaraja i lidh me Partine e Punetoreve te Kurdistanit e konsideruar organizate terroriste nga Turqia e nga Amerika vete.

Tre dite me pare, shefi i diplomacise turke njoftoi se vendi i tij do te lejonte kalimin e peshmergave kurde nga territori turk per ne Kobane, por deri tani, nisma nuk eshte vene ne zbatim. Erdoani shtoi se e ka te veshtire te kuptoje perse Kobane konsiderohet i nje rendesie kaq te madhe strategjike.

Atje nuk ka me as civile, u shpreh kreu i shtetit turk; ne qytet kane mbetur vetem 2.000 luftetare.
Nderkohe ushtria siriane ka shtuar ndjeshem sulmet ajrore ne zonat e kontrolluara prej rebeleve, duke ndermarre mbi 200 te tille brenda ketyre diteve te fundit. Observatori sirian per te drejtat e njeriut thone se sulmet e perqendruara ne perendim te vendit kane shkaktuar shume viktima, por nuk jep nje numer te sakte te vdekjeve.

Top Channel