PD: Qeveria rrit taksat ngaqë nuk i vjel dot

23/10/2014 00:00

Partia Demokratike kundërshtoi politikën fiskale të Qeverisë, sipas saj
me taksa dhe tarifa më të larta, të cilën e cilësoi si shkatërruese për
ekonominë e familjeve shqiptare.

Sipas opozites, pas rritjes se çmimit të energjise elektrike dhe heqjes se fashes mbrojtese prej 300 kilovatesh, nje tjeter takse qe pritet te pesoje rritje eshte ajo e qarkullimit. Deputeti demokrat Florion Mima, ekspert per politikat fiskale, llogariti sesa do te kushtoje rritja e takses se qarkullimit pas 1 janarit.
 
“Ky lajm i keq për shqiptarët është baraz me 80-90 milionë dollarë në vit, të cilat Qeveria i merr direkt nga xhepat e çdo qytetari shqiptar, por shuma që u merret atyre indirekt është disa herë më e madhe se e mësipërmja, duke rënduar në kostot e mallrave e shërbimeve që e kanë transportin element përbërës të tyre”, thotë Mima.

Florion Mima, nje perkrahes i taksimit te sheshte, thote se pas çmontimit te sistemit me te thjeshte tatimor qe vendi ka patur ndonjehere, Qeveria rezultoi e paafte te vjele taksat dhe tatimet ne sistemin e ri progresiv dhe po gjen si rrugen me te thjeshte ngritjen e taksave per qytetareve  
 
“Partia Demokratike i thotë Qeverisë me zë të lartë: ‘Mos e bëj këtë rritje të rrezikshme të çmimit të karburanteve, analizoje me kujdes situatën në të cilën ndodhet vendi, analizo përvojat e vendeve  evropiane dhe do ta shohësh që nuk ke nevojë të rrisësh taksën e qarkullimit, pasi aq para mund t’i gjesh, fjala vjen, tek mirëadministrimi i akcizave, ku evazioni është ulerites, megjithë makiazhin qeveritar me uljen e planit'” tha Mima.

Top Channel