Ristani: Shteti është i kapur nga mafia

23/10/2014 00:00

Nje sinjal jo aq optimist per nje ndryshim te shpejte te klimes politike duket se u dha nga deputeti Arben Ristani.

Ai i beri 4 pyetje kryeministrit Edi Rama ne lidhje me ate qe e opozita e quan “kapje te shtetit nga mafia”.

“Edi Rama është vënë në mbrojtje të organizatorit të trafikut të drogës nga zona e Vilunit drejt Italisë.Eshtë Edi Rama, sepse ky imunitet që ka krimi sot, buron nga Kryeministri që ka ngritur sistemin e personave të paprekshëm, që i ka dhënë pushtet mbi ligjin disa deputetëve të tij, të cilët në të vërtetë drejtojnë trafikun e paligjshëm.Kur deputetë të Edi Ramës fusin në makinë, dhe shpëtojnë trafikantin nga aksioni i Policisë, kemi në realitet instalimin e sistemit mafioz. Dhe cfarë bën Kryeministri, sulmon opozitën që denoncon rënien e shtetit, vënien e tij në shërbim të krimit. Këto marifete të ulëta, nuk e nxjerrin në dritë Edi Ramën dhe nuk e shpëtojnë dot nga pyetjet; Kush janë deputetët që ofrojnë imunitet për kriminelët dhe i shpëtojnë ata nga aksioni i Policisë? A ka mes tyre deputet që ndiqet nga organet ligjzbatuese të vendeve të Bashkimit Europian për vepra të rënda penale?
Cila është marrëdhënia që Edi Rama ka me këta deputetë? Cilat janë interesat që i bëjnë këta deputetë të dalin mbi ligjin, mbi rendin, mbi shtetin?

Top Channel