KLD, shkarkohen Çefa dhe Lelçaj

23/10/2014 00:00

Siç edhe pritej, Parlamenti votoi shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj, siç dhe kërkonte në raportin dërguar Kuvendit komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje.

Me votim të fshehtë për shkarkimin e Çefës dhe Lelçajt pro ishin 72 deputetë, ndërsa 1 kundër.

Përpara votimit, deputeti Armando Subashi, kryetar i këtij komisioni hetimor, deklaroi se, “ky komision gjatë punës së tij shqyrtoi materiale voluminoze dhe u bazua tek ligji”.

“Kuvendi ka të drejtë të hetojë anëtarët e KLD-së dhe këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta”, deklaroi Subashi, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se Kuvendi po cënon pavarësinë e KLD-së.

Top Channel