PD: Shkarkimi, krim dhe korrupsion

23/10/2014 00:00

Partia Demokratike e cilësoi shkelje të Kushtetutës dhe kapje të drejtësisë për interesat e grupeve kriminale dhe korrupsionit shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së.

Deputeti Eduard Halimi tha se ky vendim i dyshes Rama-Meta është një alarm për kapjen e drejtësisë dhe i bëri thirje gjithë faktorit ndërkombëtar që të hapë sytë para asaj që po ndodh në Parlement.

“Dyshja Rama-Meta hodhi sot një hap alarmant drejt kapjes finale të drejtësisë, duke ndërprerë në shkelje me Kushtetutën mandatin e dy anëtarëve të KLD-së, përfshirë atë të nënkryetarit.

Rama dhe Meta po bëjnë shkarkime të paligjshme në drejtësi dhe emërime të militantëve të tyre, deputetë me të kaluar kriminale, që vetëm pak ditë më parë mbrojtën një kriminel duke e strehuar në makinën e tyre.

I bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë sa më parë çështjen e ngritur për hetimin antikushtetues të KLD. Akti i sotëm shkatërron shpresat për një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi, që kishte në bazë të saj luftën ndaj korrupsionit”, deklaroi Halimi.

Top Channel